Maqedoni, Gruevski: Nëse shkelen afatet e marrëveshjes, faji i opozitës

11/08/2015 00:00

“Nëse opozita do të jetë konstruktive, ashtu siç jemi edhe ne, do të përfundojnë në kohë proceset për zgjedhjen e prokurorit special dhe përbërjen e Këshillit Shtetëror Zgjedhor”.

Kështu është shprehur kryeministri Nikola Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse partitë politike do të arrijnë t’iu përmbahen afateve kohore të parashikuara në marrëveshjen ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja ka vendosur “vija të kuqe” në negociatat politike me opozitën, Gruevski ka thënë se “vijat e kuqe” të partisë së tij janë Kushtetuta, ligjet dhe vullneti i qytetarëve.

Katër drejtuesit e partive parlamentare, më 15 korrik të këtij viti nënshkruan marrëveshjen për daljen nga kriza politike.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga komisioneri Johaness Hahn dhe diplomatë të tjerë në Shkup, parashikon krijimin e një qeverie kalimtare, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, reforma të shpejta në sistemin gjyqësor dhe hapa të tjera për përmirësimin e gjendjes në vend.

Top Channel