Banorët e Shipkovicës, fshat që ndodhet në Malësinë e Tetovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë, kanë gjetur të hënën trupin e pajetë të Rinës.

Bëhet fjalë për vajzën 6-vjeçare që rezultonte e zhdukur që nga dita e parë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë Tetovën dhe rrethinat e saj.

Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat e shtëpisë së kushëririt të saj, që ndodhet disa shtëpi larg nga banesa e saj. Përpos Rinës jetën e humbën edhe vëllai i saj dyvjeçar, Ritoni, si edhe Hashim Xhabiri, 83 vjeç.

Fshati Shipkovicë pati më shumë viktima dhe pësoi dëmtimet më të mëdha nga përmbytja që përfshiu Tetovën më 3 gusht.

Top Channel