Si të mbrohemi nga “hacker”-at
09/08/2015 00:00
E shijojmë internetin falas nga vendet që kanë Wi-Fi si libraritë, kafenetë apo baret, por nuk e dimë se brenda 20 minutave një i huaj mund të mësojë të dhënat tona dhe faqet që kemi parë.
Si mund të mbrohemi nga “hacker”-at? Ja disa veprime që na mbrojnë nga taktikat e tyre:
– Kur jeni duke naviguar në internet, mos u bëni shumë kuriozë. Në “browser”-in tuaj bllokoni ato që quhen “cookie”, shmangni “software”-t e pasigurtë (sidomos nëse janë falas) dhe linqet “interesante” që mund t’ju vijnë në rrjetet sociale.
– Mos blini gjëra “online” me kartën tuaj të kreditit kur jeni të lidhur me një Wi-Fi publike.
– Sigurohuni që jeni të mbrojtur me antivirus.
Top Channel