Francë, treni përplas makinën, 3 të vdekur

08/08/2015 00:00

Tre persona kanë vdekur pasi një tren ka goditur një makinë në jugperëndim të Francës.

Treni ka marrë me vete për disa metra mjetin, i cili kishte ngecur në mes të shinave në komunën e Conde-sur-Huisne në rajonin e Ornes.

Zv/perfekti, Pascal Vion ka thënë se makina ishte ndalur në mes të shinave, ndërsa një grua kishte arritur të largohej nga mjeti para se treni ta përplaste.

Asnjë prej 34 udhëtarëve në tren, që po udhëtonte nga Le Mans në drejtim të Parisit, nuk është lënduar.

Top Channel