VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shfaqur sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi opozita paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.
Sipas PD, duke dalë nëpër ambjente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët europianë, të gjithë të angazhuar për pastrimin e politikës dhe administratës nga elementët me rekorde kriminale.
“Platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në Parlament, bashki e zyra të tjera. Por, Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në Zvicër, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të PD.
Partia kryesore e opozitës vlerëson se, me besnikërinë e shfaqur ndaj Roshit, Rama dëshmoi se është kundër dekriminalizimit dhe se mbetet promotor i palodhur i krimit në politikë e administratë.
“Çlirimi i politikës dhe i zyrave publike nga krimi nuk ka për t’u mbajtur dot peng nga Edi Rama. Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë përpara procesin jetik të shkëputjes së vendimmarrjes nga krimi, nga soji i Roshit, Ndokës, Bushit e qindra ta tjerëve që kanë kapur pushtetin përmes Edi Ramës”, vijon deklarata e PD.
Selia blu paralajmëron se, nëse vendos të mbrojë deri në fund krimin, Edi Rama do të ketë fatin e tyre. “Vullneti i shumicës së shqiptarëve që kanë në krah partnerët ndërkombëtarë nuk ndalet dot nga aleanca në minorancë e krimit”, thuhet në deklaratë.
Top Channel