Ish-ministri shpreh gatishmërinë për kandidaturën për president në Kosovë, Arsim Bajrami: Gati për angazhim të vazhdueshëm
Ministri për Integrimin Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar marrëveshjen financiare vjetore mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit, IPA.
Në emër të Bashkimit Evropian, kjo marrëveshje është nënshkuar nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet. Mbështetja financiare e këtij programi në total është 66.050.000 euro.
Në kuadër të tij do të mbështeten sektorët në vijim: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut; energjia; konkurrenca dhe inovacioni; bujqësia dhe zhvillimi rural.
Projektet e para do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016. Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike.
Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe të pjesëmarrjes së saj në procesin e politikëbërjes. Gjithashtu, programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës.
Top Channel