Ngjarja në detin Mesdhe; shpëtohen 400 vetë, gjenden 26 trupa

06/08/2015 00:00

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të tjerë në brigjet e detit Mesdhe, pas përmbysjes së anijes me 600 emigrantë nga Libia që po tentonin të hynin në Europë.

Agjencia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR ka njoftuar se deri në orët e para të së enjtes kanë arritur të shpëtohen rreth 400 vetë.

Rojet bregdetare italiane kanë deklaruar se janë gjetur 26 trupa, por ende nuk është e qartë se sa të tjerë mungojnë.

Sipas rojeve bregdetare italiane, deri te kjo fatkeqësi ka ardhur pasi mjeti lundrues ishte mbipopulluar, ndërsa kapaciteti i saj ishte shumë herë më i vogël.

Vetëm këtë vit, më shumë se 2 mijë persona kanë vdekur duke u përpjekur për të arritur Europën nëpërmjet detit Mesdhe.

Top Channel