Elbasan, përvetësoi fondet, hetohet kryetarja e PAK-ut

05/08/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet I.H., 62 vjeç, kryetare e Shoqatës së Personave më Aftësi të Kufizuara.

Policia thotë se kjo shtetase, duk shfrytëzuar pozicionin që mbante si kryetare e shoqatës për rrethin e Elbasanit, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme fondet e dhëna për këtë kategori personash në nevojë.

62-vjeçarja akuzohet për shpërdorim detyre dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel