Peleshi: Studentët e diasporës, “ambasadorë” të imazhit të Shqipërisë në botë

04/08/2015 00:00

Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e arsimit u mblodh në Tiranë “Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës”. Në fjalën përshëndetëse, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se “studentët e diasporës janë “ambasadorët” e krijimit të imazhit të ri të Shqipërisë në botë”.

Ai i ftoi të rinjtë e diasporës të investojnë dijet dhe përkushtimin e tyre për Shqipërinë moderne, që siç tha ai, duhet të jetë në axhendën e gjithësecilit.

Numri dy i qeverisë theksoi se, Shqipëria ka nevojë për dijet e të rinjve dhe modele suksesi. Zv/kryeministri vlerësoi se “roli i diasporës është shumë i rëndësishëm dhe se emigrantët kanë po ashtu rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, artit, kulturës dhe shoqërisë”.

Top Channel