Mediat raportojnë për situatë alarmante në Tetovë e rrethina. Në disa fshatra të Malësisë së Tetovës ka patur edhe rrëshqitje dheu.

Rrëshqitje dheu ka patur edhe në aksin rrugor Shipkovicë-Brodec dhe në fshatrat Veshallë e Bozovcë.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara zyrtarisht për viktima në njerëz nga këto fshatra. I gjithë qyteti dhe rrethinat e Tetovës janë nën ujë.
 
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po punon në terren dhe ka apeluar ndaj banorëve të rajonit të Tetovës të shmangin lëvizjet me makina, që të mos e pengojnë punën e makinerive të angazhuara për pastrimin e rrugëve.

Top Channel