Turqi, 2 të vdekur dhe 24 të plagosur pas sulmit kamikaz të PKK-së në lindje

02/08/2015 00:00

Dy anëtarë të forcave të sigurisë kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur gjatë një atentati kamikaz përgjatë natës mes të shtunës dhe të dielës nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në provincën lindore Agri të Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e guvernatorit të kësaj province përmes një deklarate. Sulmi është kryer me anë të një traktori të mbushur me dy tonë eksploziv pranë një postblloku të xhandarmërisë turke të ndodhur në qarkun Dogubeyazit, të provincës Agri, shumë pranë kufirit me Iranin.

Turqia është prekur nga një valë sulmesh terroriste nga kurdët e PKK-së kohët e fundit, për shkak të të cilave ndryshoi edhe qëndrim duke marrë tashmë pjesë në sulmet e koalicionit të udhëhequr prej SHBA-ve në luftën kundër ISIS, por pala turke po lufton në dy fronte, edhe ndaj kampeve të militantëve kurdë në Siri dhe Irak, veç xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA