A ka arritur trendi i “detoksifikimit dixhital” të marrë një pikë kthese?

Kjo është një çështje që ata që studiojnë median dixhitale, në veçanti rrjetet sociale, po e trajtojnë në bazë të të dhënave sipas të cilave numri i personave që largohen nga Facebook dhe Twitter është gjithnjë e në rritje.

Facebook ka shënuar një rënie prej -4.10% dhe Twitter -0.11%. Janë disa faktorë që çojnë në fenomenin e “detoksifikimit” nga rrjetet sociale, shkruan MarketWatch.

Si fillim, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur t’i shohin ato si humbje kohe, si shpërqëndrim që i mbajnë ata larg punës së tyre të përditshme. Ndërsa të tjerë i shohin mediat sociale si një mjedis toksik, ku njerëzit flasin për veten e tyre, japin opinioni në kundërshtim me veten, të cilat të krijojnë ndjesinë e pakënaqësisë.

“Përdoruesit e rrjeteve sociale janë duke parë anën e pakëndshme të njerëzve që pëlqejnë”, thotë Judith Donath, autore e librit “The Social Machine”.

Por disa të tjerë janë skeptikë lidhur me këtë trend të largimit nga rrjetet sociale. Zakonisht ata që thonë se janë larguar nga rrjetet sociale, thjesht largohen nga një platformë në tjetrën, për shembull, nga Facebook në Instagram etj., thonë ekspertët. Për më tepër numri i përdoruesve aktivë në rrjetet sociale është shumë i madh, në Facebook 1.4 miliardë përdorues, në Twitter 288 milioë. Ky numër është kaq i madh saqë një humbje prej disa qindra apo mijëra përdoruesish nuk është shumë domethënës.

Në fund të fundit, shkruan MarketWatch ata që duan të braktisin rrjetet sociale mund të qëndrojnë online, pasi faqet si Facebook apo Twitter janë bërë një mjet i rëndësishëm për biznesin.

Top Channel