Radhë të gjatë në pikat kufitare me Serbinë
01/08/2015 00:00
Mërgimtarët që po dalin nga Kosova, por edhe ata që po hyjnë në Kosovë, po përballen në këtë periudhë me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Pas Merdarit, pritje më shumë se një orë dhe të kolona të gjata veturash po shënohen edhe në pikëkalimin kufitar të Dheu të Bardhë, në lindje të Kosovës.
Për këto pritje dhe për këto radhë po ankohen bashkatdhetarët, të cilët e kanë të vështirë t’i ikin edhe vapës së madhe gjatë largimit nga atdheu.
Ata thonë se mund të mos e dinë se te cila palë kufitare, kosovare apo serbe është faji, por e dinë sesi rëndom gjatë verës e pushimeve, e pësojnë në radhë të gjatë në ardhje dhe largim nga atdheu.
Top Channel