“Mbyllet” Shtëpia e Bardhë, një grua tenton të futet në zonën e sigurisë

01/08/2015 00:00

Shtëpia e Bardhë është mbyllur përkohësisht pasi një grua ka tentuar të futet në zonën e sigurisë, ndërsa ka ndeshur në reagimin e menjëhershëm të oficerëve të sigurisë.

“CBS News” raporton se gruaja ka tentuar të kalojë barrikadën e ngritur rreth Shtëpisë së Bardhë, por ajo është vënë menjëherë në pranga.

Identiteti i gruas dhe synimet e saja ende nuk dihen, ndërsa bëhet e ditur se menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij e ngjarjes.

Top Channel