Antitrafiku, marshim ndërgjegjësues në Durrës

31/07/2015 00:00

Në Ditën Botërore kundër Trafikimit të Personave, qindra qytetarë e pushues i janë bashkuar marshimit të organizuar në shëtitoren bregdetare të qytetit të Durrësit, si një akt ndërgjegjësues ndaj trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime fitimi.

I konsideruar një vepër e rëndë penale që cënon dinjitetin dhe integritetin e njeriut, Koordinatorja Kombëtare Antitrafikim, njëkohësisht Zv.ministre e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, theksoi rëndësinë e denoncimit të rasteve dhe të ndërgjegjësimit të popullatës mbi trafikimin dhe pasojat e tij, veçanërisht në zonat turistike dhe kufitare siç është qyteti i Durrësit.

Gjebrea ftoi të rinjtë të përdorin edhe aplikacionin “Raporto-Shpëto” në telefonat e tyre celularë për të denoncuar rastet dhe ndihmuar në goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe integrimin e viktimave te trafikut në shoqëri.

Top Channel