Komisioni për Financa dhe Buxhet të hënën ka vazhduar debatin për rebalancin e buxhetit për vitin 2015.

Lidhur me këtë barazim të buxhetit, janë parashtruar mbi 200 amendamente dhe atë kryesisht nga grupi i deputetëve të PDSH-së dhe nga deputetja e pavarur Roza Topuzova.

Sipas zv/kryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, rebalanci i buxhetit për vitin 2015 vjen si pasojë e realizimit të të ardhurave më të larta se të paraparat.
  
Nga Ministria e Financave sqarojnë se me rebalancin nuk do të ketë shkurtim të mjeteve për shfrytëzuesit buxhetor, por me barazim do të mundësojnë përshpejtimin e realizimit të më shumë projekteve, mes të cilëve gazifikimi, ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve si dhe ndërtimi dhe rikonstruim të shkollave.

Me rebalancin e buxhetit do sigurohen edhe mjete shtesë për masat dhe politikat lidhur me mbrojtjen sociale të popullatës, posaçërisht për kategoritë e ndjeshme. 

Sipas rregullores së Kuvendit, debati në Komisionin amë do duhet të përfundojë për dhjetë ditë pune, pas çka do të dërgohet në mbledhje plenare.

Top Channel