Izrael-Palestinë, luftë për territore dhe për fe

27/07/2015 00:00

Autoriteti Palestinez përsëriti të dielën pas përleshjeve në Malin e Tempullit atë që e kishte paralajmëruar prej kohësh: konflikti politik po kthehet në konflikt fetar.

Vetë vendet e shenjta të lutjes për besimtarët janë duke u shndërruar në pika të nxehta përplasjesh. Secila nga palët jep variantin e saj për incidentin e fundit.

Palestinezët thonë se banorët hebrenj sulmuan disa fëmijë dhe si rrjedhojë pati përleshje. Nga ana tjetër thuhet se, pushtimi i xhamis? Al-Aksa nga t? rinjt? palestinez? ishte i planifikuar prej koh?sh.

Secili krah këmbëngul se reagimi i tij ka ardhur si pasojë e agresionit të atyre që ka përballë. Por pavarësisht se kush e nxiti dhunën i pari, ky episod në vetëvevte, sipas ekspertëve, përbën një leksion politik.

Ai tregon më së miri p?rse kanë deshtuar p?rpjekjet e shumta ndërkombëtare p?r t’i dh?n? fund konfliktit n? Lindjen e Mesme. Arsyeja ?sht? e qart?: nd?rmjet?suesit vazhdimisht e kan? n?vleft?suar dimensionin fetar t? konfliktit.

Shtetet e socializuara laike dhe post-religjoze e konsiderojn? konfliktin izraelito-palestinez kryesisht si përplasje interesash territoriale. Vetëm se llogaritë e tyre gjithmonë kanë anashkaluar një faktor kyç: marr?zin? fetare, ekzistuese tek t? dyja pal?t.

Vetë statusi dhe shenjtëria e territorit të kthyer në “mollën e sherrit”, tokën e Izraelit apo Palestinës, përfshirë Jeruzalemin i shton konfliktit kombëtar një aspekt të rëndësishëm fetaro-kulturor.

Veprimet e kolonëve izraelitë të motivuar nga një ideologji hebreje fondamentaliste, aktivitetet të cilëve u janë mbështetur ose të paktën nuk janë frenuar nga qeveritë izraelite për më shumë se katër dekada, krijojnë përshtypjen se aspekti fetar është një element qëndror në konfliktin izraelito-palestinez dhe përbën një pengesë tepër të fuqishme në arritjen e një zgjidhjeje dhe të kompromisit.

Nga ana tjetër, edhe aktet terroriste dhe rezistenca e grupeve të armatosura palestineze e intensifikojnë aspektin fetar të këtij konflikti për palestinëzet vetë, por edhe për të gjithë botën myslimane.

Edhe nëse të tilla vlera fetare shfrytëzohen nga palët e interesuara apo rekrutohen artificialisht, ekzistenca e tyre në vetëvete – thotë analisti Yitzhak Reiter – e bën shumë të vështirë zgjidhjen e këtij konflikti të vjetër dhe i çarmatos që në pikënisje përpjekjet e paqes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta