UKT: Probleme me furnizimin me ujë, shkak ndërprerja e energjisë nga OST

25/07/2015 00:00

Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se do të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në pothuajse të gjitha zonat e Tiranës, në 24 orët e ardhshme. Sipas UKT-së, shkak për këtë është ndërprerja e energjisë nga OST.

Sipas UKT-së, probleme me furnizimin me ujë do të ketë tek Komuna e Parisit, Blloku i Vilave, Sanatoriumi, “Vëllezërit Kondi”, Shkoza, Sauku,  Tirana e Rem ish Blloku, “Birra Tirana” dhe Yzberishti.

Top Channel