Strugë, ekzekutohet aleati i BDI-së, Argëtim Asani

25/07/2015 00:00

Mjekët e spitalit të Strugës kanë njoftuar se ka ndërruar jetë Argëtim Asani, nëndrejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, për të cilin mediat pohojnë se është funksionar i BDI-së.

Argëtim Asani është plagosur rëndë rreth orës 1:30 të së shtunës. Policia ka informuar se drejt Hasanit është qëlluar nga një makinë në lvizje e tipit “Golf”. Pasi e kanë qëlluar objektivin, sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, lidhur me këtë vrasje është prononcuar edhe BDI-ja. Nga ky subjekt thonë se, nuk bëhet fjalë për konflikte të brendshme partiake.

“Argëtim Asani është funksionar i propozuar për nëndrejtor i DAP-it nga Demokracia e Re, parti në koalicion me BDI-në. Argëtim Asani asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave lokale ose qendrore të BDI-së”, thonë nga BDI-ja.

Por, vetëm disa ditë më pare, si pasojë e përplasjeve të brendshme partiake në degën e BDI-së në Kumanovë mbeti i vrarë Xhemail Rexhepi, i njohur si “Komandant Shqiponja”.

Për vrasjen e tij dyshohet edhe drejtuesi i përkohshëm i degës së BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani.

Top Channel