SHBA, të shtëna me armë zjarri në një kinema në Luiziana; 3 të vrarë

24/07/2015 00:00

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kinema në qytetin Lafajete, të shtetit të Luizianës, duke lënë të vrarë dy persona dhe plagosur disa të tjerë, para se të vriste edhe veten.

Policia tha se i ishte përgjigjur një telefonate sinjalizuese rreth orës 19:00, me atë lokale. Ndërsa dëshmitarët raportuan se personi i armatosur filloi të shtënat rreth 20 minuta pasi në kinema kishte nisur filmi.

Një prej personave të pranishëm në kinema në momentin e ngjarjes tha se autori ishte një i bardhë në moshë të madhe dhe se qëlloi me armë të paktën 6 herë. 

Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal, shkroi në “Twitter”, ku thoshte se ishte nisur menjëherë për në vendngjarje, ndërsa i kërkoi banorëve të luteshin për viktimat dhe familjet e tyre.

Shkaqet që e kanë çuar autorin në këtë ngjarjes janë ende të paqarta.

Top Channel