Kryeministri italian, Matteo Renzi iu drejtua parlamentarëve izraelitë me kërkesën e një rifillimi sa më të shpejtë të bisedimeve të paqes.
Fjalimin e mbajtur në gjuhën italiane, Renzi e përdori për të kritikuar gjithashtu edhe çdo përpjekje bojkotimi ndaj shtetit hebre.
“Kush mendon se mund të bojkotojë Izraelin, nuk e kupton se po bojkoton veten dhe po tradhëton të ardhmen e tij”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian përpara ligjvënësve, që shpërthyen në duartrokitje.
Ai këmbënguli në rinisjen e bisedimeve të paqes me palestinezët, të cilat u bllokuan vitin që shkoi, e tha se zgjidhja e kësaj situate do të vijë vetëm atëherë kur të marrë jetë projekti i dy shteteve, që jetojnë të pavarur në krah të njëri-tjetrit.
Renzi ishte takuar më herët edhe me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Top Channel