Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest Mbi 100 fëmijë, kryesisht me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre, paraqiten çdo ditë në Pediatrine e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Mjekët shprehen se situata nuk paraqet ndonjë ndryshim të dukshëm nga vitet e tjera, por këshillojne prindërit të tregohen të kujdesshëm kryesisht me ekspozimin e femijëve në diell.
Dr. Irena Palloshi thotë se edhe në vendet e pushimit, siç janë plazhet dhe pishinat, fëmijët nuk duhet të dalin pas orës 10.00. Gjithashtu, kujdes të veçantë duhet të tregohet me dietën ushqimore.
“Në këto ditë të nxehta në spitalin e Elbasanit paraqitet si çdo verë tjetër, që dominojnë më shumë rastet me probleme të sistemit gastro- intestinal. Kemi rreth 100 paraqitje në ditë, kryesisht fëmijë me bark, të vjella, temperaturë. Prej tyre kemi 30- 40 që marrin serum ambulator. Pjesa e fëmijëve që mbeten rëndë, shtrohen në spital”, thotë Irena Palloshi, Shefe e Pediatrisë, Elbasan.
Aktualisht, të shtruar në spital janë rreth 20 fëmijë, kryesisht për shkak të temperaturës së lartë dhe dehidratimit, ndërsa pjesa tjetër pasi marrin terapinë ditore dhe vazhdojnë mjekimin në shtëpi.
Mjekët gjithashtu i këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes me kondicionerët pasi bëhen shkak për ftohjen e femijëve sidomos kur temperatura nuk është konstante në të gjithë shtëpinë.
Top Channel