Falsifikimi i eurove. Kartëmonedhat më të synuara janë 20 dhe 50 euroshet

21/07/2015 00:00

Rreth 86% e të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara në Europë janë ato 20 dhe 50 euroshe. Disa prej falsifikimeve janë të qarta, të tjerat mund t’i identifikojnë vetëm ekspertët.

Në Gjermani, bankat, tregtarët dhe policia kanë zbuluar në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rreth 50.500 kartëmonedha të falsifikuara me një vlerë prej 2.2 milionë euro.

Për çdo rast, numri i parave të rreme në Bashkimin Europian përgjithësisht është i ulët.

Sipas BQE-së nga janari deri në qershor të këtij viti, nëpër botë janë nxjerrë nga qarkullimi 454.000 euro të falsifikuara, apo 10.5 për qind më pak se në gjysmën e dytë të 2014-tes.

Top Channel