Gazetarja: Sot kemi këtu një të ftuar vërtet të veçantë, Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Mirëserdhët!
Për opinionin e huaj publik, është e vështirë që Edi Rama si kryeministër të mos prezantohet edhe si kryebashkiaku që leu ndërtesat me ngjyra, që në “Rai 3” është nënvizuar nga moderatorja e emisionit Serena Bortone si “ revolucioni i penelatave” dhe që mesa duket kurizioteti i mediave të huaja për këtë nuk është shuar ende.
Por, në Itali ai tashmë prezantohet edhe si miku i Matteo Renzit, me të cilin nuk e lidh vetëm rrugëtimi i njëjtë politik, por edhe e njëjta familje politike.
Për fqinjët tanë përtej Adriatikut në vështirësi jo të vogla financiare, jo pa kuriozitet shihet edhe dëshira jonë e madhe për anëtarësim në BE.
Gazetarja: Përsa i përket dëshirës suaj të madhe për të hyrë në Europë, janë duke u bërë negociatat, por përgjigja nuk do të vijë përpara viti 2024. Ndërsa Shqipëria dëshiron të hyjë në BE, besoj e dini se janë shumë vendet që duan të dalin nga Europa, që duan të dalin nga Euro. Pas asaj që ndodhi në Greqi, ky është një moment kritik për Europën tonë.
Edi Rama: Sigurisht, duket që është një paradoks i veçantë, që ndërsa nuk janë të paktë ata që duan të dalin. Mjaft të mendojmë për Britaninë e Madhe, ose forcave politike në vende të tjera. Ne në Ballkan dhe në Shqipëri duam të hyjmë, sepse ne vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh dhe mendojmë se, është e vërtetë që Europa po kalon sot një moment të veçantë dhe të vështirë, por kjo nuk do të thotë që të kemi më pak Europë dhe që të dalim nga Europa, që do të ishte që të dilnim nga historia, por do të thotë sigurisht një bashkim më shume i lidhur me fatet e njerëzve, më shumë politik dhe më pak burokratike.
Për Italinë, një nga vendet pritëse të fluksit të lartë të emigrantëve shqiptarë 25 vite më parë, nuk bën pak habi edhe situata e ndryshuar tashmë, që “Rai 3” e përcolli edhe përmes dokumentarëve.
Gazetarja: Nga ato imazhe të barkave italiane, kemi kaluar në një imazh tërësisht të ndryshëm të vendit tuaj, ka shumë kompani shqiptare që veprojnë dhe punojnë në Itali dhe ka shumë italianë që shkojnë të punojnë e investojnë në Shqipëri, sepse taksat janë 15%, do të jenë të kënaqur miqtë tanë të Lega Nord dhe sepse gjithashtu krahu i punës kushton shumë pak. A është pak konkurrencë e pandershme kjo që po bëni? Mrekullia shqiptare është një konkurrencë e padrejtë në përballjen me ne?
Edi Rama: Mjafton të shohësh këto imazhe për të kuptuar se si kohët dhe historia kanë ndryshuar në një mënyrë të paimagjinueshme. Duken imazhe të një shekulli më parë, por janë imazhe të vetëm 25 viteve më parë. Sot jemi në një gjendje të ndryshme nga 25 vjet më parë, kur shqiptarët vinin këtu sepse ishin të uritur, ndërsa sot janë rreth 40 mijë shqiptarë që i paguajnë buxhetit të shtetit italian, që hapin sipërmarrje në Itali ku janë tërësisht të integruar. Për të mos folur për studentët e rinj, që krahasuar me studentë që vijnë nga vende të tjera janë më të mirët përsa i përket rezultateve, por kemi edhe një situatë të anasjelltë, pasi 20 mijë italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, e me qindra sipërmarrje që mbërrijnë. Ju nuk doni që unë të flas për shpërngulje të tyre, por për ndërkombëtarizim, vijnë nga kosto e ulët e punës dhe presioni fiskal shumë i ulët.
Gazetarja: Faleminderit z. kryeminister. Ku do shkoni tani?
Edi Rama: Do kthehem në Shqipëri dhe ju ftoj të gjithë të vini, sepse ndërsa këtu flasim, atje veprojmë.
Top Channel