SHBA, Bushi i vjetër lë spitalin

19/07/2015 00:00

Presidenti George H.W. Bush, apo i njohur ndryshe si Bushi i vjetër, ka lënë spitalin në të cilin u shtrua pas thyerjes së një kocke të qafës, si pasojë e rrëzimit në shtëpinë e tij në Mein.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij, Jim McGrath i cili të dielën postoi në Twitter, duke shkruar se tashmë 91-vjeçari kishte lënë spitalin pas katër ditësh nën kujdesin e mjekësve.

Doktorët e cilësuan si një lëndim serioz, por duket se Bushi i vjetër, ia ka hedhur edhe kësaj radhe, njëjtë sikurse në vitin 2004 kur u shtrua në spital, por atë kohë për probleme me frymëmarrjen.

Presidenti do të mbajë një qafore deri në shërimin e plotë. Bushi i vjetër vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk mund të përdorë këmbët e tij.

Top Channel