Bundestagu, parlamenti gjerman ka votuar në favor të marrëveshjes me Greqinë. Sipas rezultatit të votimit, 439 deputetë kanë qënë pro, 119 kundër dhe 40 kanë abstenuar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi më herët deputetëve të votojnë çeljen e negociatave për planin e tretë për Greqinë, ose do të përballen me kaos, duke thënë se lënia përkohësisht e zonës euro nga Athina nuk do të funksiononte.

Merkel iu drejtua Parlamentit, në një kohë që shumë zëra dhe brenda vetë koalicionit kanë qenë kundër. Tashmë do të nisin bisedimet për programin e ri të ndihmës, edhe pse ministri gjerman i Financave, Shauble është skepktik nëse kjo do të ketë sukses.

Votimi në Bundestag vjen disa orë pas njoftimit se bankat e mbyllura prej tre javësh në mbarë Greqinë, do të rihapen të hënën, lajm i shumëpritur nga grekët, që pasojë e vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të rritur nivelin e fondeve të lëvrueshme të emergjencës. Megjithatë limiti i tërheqjeve të kontrolluara të parave në nivelin e 60 eurove në ditë, nuk do të lehtësohet menjëherë, por gradualisht.

Vota pro dorëzanisë së re në Parlamentin grek pati reflektim të menjëhershëm në lëvizjet e zonës së Euros, ministrat e të cilës pranuan të lëshojnë një hua 7 miliardë euroshe nga nga fond i posaçëm i Bllokut për të mbajtur financat greke mbi ujë.

48 prej ligjvënësve konservatorë të Merkelit lanë të kuptohej mbrëmjen e së enjtes sekanë ndërmend ta sfidojnë.

Një sondazh i publikuar mëngjesin e së premtes tregoi se 49 për qind e gjermanëve nuk dëshirojnë të hyhet në bisedime mbi marrëveshjen. Nuk janë momentet më të mira këto as për Volfgang Shaublen; me qëndrimin e tij të egër, ministri i Financave ka zemëruar shumë parlamentarë që druhen se në të gjithë vorbullën e krijuar, reputacioni i Gjermanisë është dëmtuar shumë.

Top Channel