SHBA, George Bush i vjetri shtrohet në spital

16/07/2015 00:00

Ish-presidenti amerikan George HW Bush, i njohur ndryshe si Bushi i vjetër, është shtruar në spital pasi ka pësuar thyerjen e një kocke të qafës, si pasojë e rrëzimit në shtëpinë e tij në Mein.

Zëdhënësi i tij deklaroi se ish-presidenti është në gjendje të qëndrueshme dhe se qëndrimi i tij në spital pritet të jetë i shkurtër.

Jim McGrath tha gjithashtu se Bush, më i vjetri i 4 ish-presidentëve ende në jetë, do të mbajë një qafore për shkak të incidentit të ndodhur mëngjesin e së mërkurës në banesën e tij.

Zoti Bush, që vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk mund të përdorë këmbët e tij, festoi 90-vjetorin e tij vitin e kaluar me një hedhje me parashutë.

Ndërsa në fund të vitit të kaluar atij iu desh të shtrohej në spital për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta