Victoria Nuland, në Tiranë. Nis vizitën me takimet me Nishanin dhe Ramën

13/07/2015 00:00

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, e ka nisur kur këtë të hënë vizitën e saj zyrtare në Tiranë, në kuadër të turit ballkanik, me takimin me Presidentin Bujar Nishani.

Ndërkaq, në orën 15.30, znj. Nuland u takua me kryeministrin Edi Rama, në selinë e qeverisë.

Nga Presidenca dhe Kryeministria pritet të ketë në vijim një njoftim për shtypin mbi temat e diskutuara në këto takime.

Në fillim të turit rajonal, znj.Nuland mori pjesë në “Forumin Kroacia 2015”, në Dubrovnik, nga ku përcolli mesazhe të rëndësishme për Ballkanin.

Ndërsa të shtunën, znj. Nuland u ndal në Srebrenicë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 20-vjetorin e masakrës së forcave serbe, të cilat vranë mbi tetë mijë burra myslimanë.

Turi vijoi të dielën në Kosovë, ndërsa pas Tiranës, zyrtarja e DASH do të udhëtojë drejt vendeve të tjera të rajonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta