Kryetarja e AMA-s kujton figurat e shquara të radios dhe ekranit ndër vite: Mirënjohje për kontributin tuaj, keni qenë shkollë për ne
Ndihma Ekonomike ka qenë një nga çështjet kryesore të diskutuara sot mes Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sipas Avokatit të Popullit, nga verifikimet e kryera, vetëm në rrethin e Elbasanit janë përjashtuar pa të drejtë nga kjo skemë rreth 400 familje.
Gjatë takimit në Bashkinë e Elbasanit, Avokati i Popullit u ndal edhe në një moment tjetër të rëndësishëm, atë të decentralizimit të pushtetit vendor. Ai tha se i duhen dhënë pushtetit vendor të gjitha fuqitë e tij pasi ai është pushteti më afër qytetarit.
Duke vlerësuar mbështetjen e Avokatit të Popullit kryetari i Bashkisë së Elbasanit kërkoi mbështetje edhe për probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin, si strehimi apo papunësia. Më tej Avokati i Popullit pati edhe takime me qytetarët për të dëgjuar nga afër problemet e tyre.
Top Channel