Turqi, Davutoglu mandatohet për krijimin e koalicionit qeverisës

09/07/2015 00:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë mandatin kryeministrit Ahmet Davutoglu të formojë qeverinë e re të vendit gjatë kësaj të enjteje.

Me këtë lëvizje, ai iu ka hapur rrugë bisedimeve për koalicion qeverisës, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, që i privuan shumicën parlamentare partisë së tij AK.

“Presidenti ynë i ka dhënë Ahmet Davutoglusë mandatin për të formuar qeverinë e 63-të”, tha zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin, përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

Partitë politike në Turqi kanë në dispozicionin e tyre 45 ditë kohë për të formuar një qeveri, në të kundërt përballen me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet krijimi i një koalicioni qeveritar.

Top Channel