Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur
Presidenti Barack Obama beson se mundësitë që të arrihet një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor “janë më të vogla se 50-50”.
Kështu ka deklaruar njëri prej senatorëve demokratë, i cili ishte në takimin me dyer të mbyllura me Presidentin e Amerikës.
“Obama tha se rrjedhja e bisedimeve bën që ai të jetë më pak optimist, shumë më pak. Gjithashtu, u shpreh se mundësitë që të kemi një marrëveshje në këto kushte janë më poshtë se 50-50”, deklaroi Dick Durbin, senator i Illionisit dhe një prej njerëzve më të afërt të Obamas.
Komentet ulin shpresën se do të kemi një marrëveshje për frenimin e programit bërthamor iranian edhe brenda kësaj jave, kur do të skadojë afati i bisedimeve, që tashmë është shtyrë dy herë që nga 30 qershori.
Top Channel