Kur një dhuratë e vogël bëhet me dashuri të madhe

09/07/2015 00:00

Ato janë vajza, që nuk harrohen lehtë. Jo vetëm sepse janë motra binjake, jo vetëm sepse në përvjetorin e tyre të 14 botuan një libër, por sepse në këtë moshë, fiks një vit më parë, ato ndërmorën një nismë shumë të rëndësishme.

Të sjellin buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve, që vuajnë nga sëmundje të rënda. Dhe këtë e nisën duke prerë flokët e tyre. E bënë këtë sakrificë së bashku me shoqet e tyre dhe… Tashmë kanë sjellë dy paruket e përfunduara, që do të përdoren nga fëmijë, të cilët kanë humbur flokët gjatë kimioterapisë.

Parukja e parë e formuar me flokët e Alesias e Vasias, si dhe mikeshave të tyre, iu dorëzua një vogëlusheje 12-vjeçare, nëna e së cilës tregon se, me sa dhimbje vajza e ka përjetuar humbjen e flokëve të saj.

Për vajzat, veçanërisht vogëlushet, flokët janë një detaj shumë i rëndësishëm për pamjen e tyre. Por Xhena, edhe pse është më e vogla e grupit të vajzave dhuruese, e ka kuptuar rëndësinë e sakrifikimit të pamjes së saj.

Top Channel