Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë disa masa parandaluese, puna ka nisur që në muajin mars
Dy kisha tepër të rëndësishme, objekte monument kulture, do të kenë shumë shpejt jo vetëm një imazh të ri në sytë e vizitorëve, por do të dalin nga rreziku i rrënimit.
E gjitha kjo falë fillimit të punës për restaurimin e tyre nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Berat. Me fonde të kësaj drejtorie kanë nisur punimet për Kishën e Vangjelizmit në lagjen “Kala”.
“Është një monument kulture i kategorisë së dytë dhe që i përket shekullit të XVIII. Ka qenë një momument i rrezikuar deri në ditët që flasim. Për këtë kemi hartuar një projekt mirëmbajtjeje dhe jemi në momentet e restaurimit të çatisë. Më pas do vazhdojmë me muret dhe hidroizolimin, që është i rëndësishëm sepse ndikon në jetëzgjatjen e monumentit. Gjithashtu, do të restaurojmë tavanin që është i degraduar, por do të bëjmë dhe pastrimin e territorit”, thotë kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës, Eugen Kallfani.
Restaurimi tjetër është ai i Kishës së Shën Triadhës, një objekt i kategorisë së parë me vlera të papërsëritshme, ku do të punohet për çatinë, – saktëson Kallfani.
Me këto fonde të vetë Drejtorisë për mirëmbajtjen parashikohet të ketë më pak problematika sa i përket degradimit të këtyre vlerave, por dhe nxjerrjen e tyre në dritë për sytë e vizitorëve.
Top Channel