VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey Kryeministri Edi Rama, dy javë nga përfundimi zgjedhjeve të 21 Qershorit, zhvilloi takimin e parë me kryebashkiakët e rinj. Të zgjedhurit nga radhët e opozitës nuk morën pjesë, përveç dy bashkiakëve të djathtë nga Bashkitë Përmet dhe Dropull, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës.
“Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk është ngjitur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ‘kam frikë se më shohin’, por jam i keqardhur po ashtu sepse ky është një takim me rëndësi të posaçme dhe uroj, që të dalin sa më parë nga guacka mbytëse e politikës së verbër të partisë së tyre, duke u vënë një orë e më parë në shërbim të komuniteteve”, u shpreh kryeministri Rama.
Zyra e shtypit të PD-së i tha Top Channel se, mosmarrja pjesë e kryebashkiakëve të djathtë lidhet me faktin se, ata ende nuk janë zyrtarizuar nga KQZ-ja si kryetarë bashkie dhe se, interesit të tyre për ta ditur axhendën e takimit me kryeministrin Rama, Kryeministria nuk i ka dhënë përgjigje.
Si një sfidë të jashtëzakonshme, e quajti kryeministri qeverisjen vendore, duke ofruar mbështjetjen e qeverisë qendrore.
“Qeveria do të mbështesë pa asnjë rezervë të gjithë bashkitë e vendit dhe do të mbështesë pa asnjë rezervë të gjithë kryetaret dhe kryetarët e bashkive të vendit, që do të kenë vullnetin dhe padyshim edhe dëshirën, që të bashkëpunojnë me qeverinë”, deklaroi më tej Edi Rama.
Qeveria jonë, – tha Rama, – do të qëndrojë larg ndasive politike, duke i ndarë bashkitë në “të kuqe” dhe “blu”.
“Ne nuk do të lutemi për bashkëpunim, sepse ne besojmë që është e drejta e zgjedhjes së çdonjërit nga të zgjedhurit dhe çdonjërës nga të zgjedhurat e 21 Qershorit, të synojë bashkëpunimin me qeverinë dhe do të mbështesim pa asnjë dallim politik e partiak të gjithë të zgjedhurit vendorë të Shqipërisë, që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne”, tha kryeministri Rama.
Kryebashkiakëve pjesëmarrës, Rama u tha se nuk kemi kohë për humbur, pasi do të nisë reforma e ujit, të cilën e quajti jetike, për ta ndarë Shqipërinë – siç theksoi kreu i qeverisë, – nga epoka afrikane e të trajtuarit të kësaj pasurie, e cila do të administrohet nga bashkitë.
Rama porositi të bëhet kujdes me mbeturinat dha transportin publik. Kryeministri parashtroi edhe një tjetër reformë në qeverisjen vendore, të cilën e quajti të guximshme, shkrirjen e Policive Bashkiake dhe se urdhrat administrative të bashkive do t’i zbatojë Policia e Shtetit.
Top Channel