“Këta gjakprishur vijojnë me…”, Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, reagoi ndaj vizitës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Vjenë, ku u takua me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe prezantoi problemet që sipas tij, minuan besimin e zgjedhësve të vota e lirë më 21 qershor.
“E turpshme alibia e disfatës që Lulzim Basha bredh ta tregojë nëpër botë si provë kundër zgjedhjeve. #VajmedetPD me kokoshin që të katandisi një thelë”, shkruan Rama në rrjetin social.
Nëpërmjet rrjeteve sociale erdhi edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebok, kryetari i opozitës nënvizoi se është turp që në zgjedhjet e 21 Qershorit kandiduan “kriminelë e trafikantë”.
“E turpshme është të poshtërosh popullin tënd duke kandiduar kriminelë e trafikantë dhe mos t’i tërheqësh edhe kur ta kërkon publikisht mbarë bota demokratike. E turpshme dhe kriminale është të kërcënosh kandidatët, opozitën dhe zgjedhësit. E turpshme është të urdhërosh drejtorët e administratës të mbushin kutitë e votimit. E turpshme dhe e pafalshme është të krekosesh si gjeli majë plehut, ndërkohë që ke zhytur shqiptarët në pasiguri dhe krizë ekonomike”, shkruan Basha.
Top Channel