Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Mediat gjermane kanë vendosur të flasin pa doreza kur bëhet fjalë për çështjen e borxhit grek.
“Handelsblatt”, një gazetë prestigjioze gjermane, dedikuar ekonomisë dhe biznesit, kishte në faqen e saj të parë një foto të kryeministrit grek Alexis Tsipras, i cili mban në duar një pistoletë drejtuar vetes, me titullin: “Duart larg nga paratë ose do të qëlloj”.
Në brendësi të saj, gazeta i dedikon plot 12 faqe Greqisë, duke i vënë theksin faktit se kjo e fundit po e shantazhon Bashkimin Europian për çështjen e borxhit të saj dhe referendumin që do të mbahet të dielën.
Po ashtu televizioni publik gjerman, në emisionin e tij të mëngjesit, kishte animuar filmin francez “The Intouchables”, duke vendosur si personazhe kryesore ministrin grek të Financave, ministrin gjerman Wolfgang Shauble, si dhe kancelaren Angela Merkel. Klipi, i cili zgjat rreth 2 minuta, transmeton mesazhin se Yanis Varoufakis që prej kohës kur u zgjodh ministër, ka pasur një mbështetje shumë të madhe nga kolegët e tij gjermanë, por më vonë sipas tyre, vetë Varoufakis vendosi ta hedhë poshtë këtë miqësi.
Mediat gjermane kanë nisur ta përdorin me tone më të larta sarkazmën, teksa një sondazh i zhvilluar së fundi në vend, tregon se populli i tyre akuzon Greqinë si fajtoren kryesore për përshkallëzimin e krizës.
Saktësisht 68% e gjermanëve mendojnë se Tsipras dhe bashkëpunëtorët e tij janë përgjegjësit për situatën e rënduar.
Në fakt qeveria e Berlinit është edhe kreditorja që i ka dhënë më shumë fonde Greqisë, kur kjo e fundit kishte nevojë, çka do të thotë se greket pjesën më të madhe të borxhit duhet t’ia shlyejnë gjermanëve.
Ministri gjerman i Financave, Wolfang Shauble ka qenë edhe kritiku më i madh i qeverisë gjermane, për atë që e ka konsideruar mungesën e forcës së vendit të tij për ta detyruar Greqinë që të paguajë deri në fund detyrimet e saj.
Top Channel