Ka shumë kasa për telefonët iPhone që mund të zgjidhni, por kujdesuni të bëni zgjedhjen e duhur. Përshembull, një zgjedhje e gabuar do të ishte nëse vendosni të blini kasën që duket si armë.

Komisariatet e Policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të apeluar që kasa të tilla të mos përdoren, pasi ngatërrojnë policët.

“Puna e një oficeri të policisë është mjaft e vështirë, prandaj nuk kemi nevojë ta detyrojmë atë të marrë një vendim të gabuar, në një çast ku mund të jetë errësirë dhe shikon dikë që nxjerrë diçka nga xhepi që duket si armë”, thuhet në një prej apeleve të policisë.

Pavarësisht se policia ka kërkuar që kasa të tilla të mos përdoren, ato vazhdojnë të shiten online në Amazon për shumën prej pesë dollarësh.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel