FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, Topi: Në koalicion për administrimin e fitores

02/07/2015 00:00

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi gjatë Asamblesë Kombëtare të partisë së tij se bashkimi me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor, por FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.

“Jemi në këtë koalicion për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Çdo gjë ka kohën e vet. Nëse nuk je në arenën politike, nuk mund të mblidhet asambleja e një partie”, tha Topi.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, kreu i FRD-së u shpreh i kënaqur: “Ruajtëm stabilitetin e vitit 2013 dhe patëm rritje”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta