Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën përshëndetëse në festën e 24-vjetorit të PS-së me batuta të personalizuara për 4 senatorët e majtë, Ruçi, Majko, Dade dhe Braçe. Për Ramën, kjo ishte një mundësi e mirë edhe për të falënderuar kandidatët fitues, aleatin Ilir Meta, së bashku me udhëheqësit e partive jo të majta, që iu bashkuan në këto zgjedhje.
Për Ilir Metën
“Fituam së bashku, që të gjithë, dhe nuk fituam vetëm, por edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon heqë peshë nga vetja për t’ia shtuar LSI-së”.
Për Shpëtim Idrizin
“Fituam me çamët e Shpëtimit, që në çdo palë zgjedhjesh na jep me sukses provën e devizës së tij ‘çam nuk lind por bëhesh’”.
Për Bamir Topin
“Fituam me demokratët e ish-Presidentit Bamir Topi, që këtë herë fitoi, sepse besoi te shprehja ‘trimi i mirë me shokë shumë'”.
Për Spartak Ngjelën
“Përveç avokat Ngjelës, natyrisht, që nuk ishte qingj as në moshën e qumështit, i cili ka edhe ai kontributin e tij në këtë fitore, si anëtar unik i koalicionit, besnik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, dhe njëkohësisht kundërshtar i qeverisë së ASHE-së”.
Për Milon, Koçin dhe Gjinushin
“Fituam me Paskalin dhe Petron, të cilët edhe këtë herë nuk lanë socialistë me sedër të partisë sonë pa futur në listat e këshillave bashkiakë. Dhe sigurisht Skënderi, që ia kanë mësuar si t’i joshin sedërlinjtë tanë të mos kishte dalë këtë herë si trim i vetëm në luftë, s’do kishte mbetur asnjë sedërprekur nga tanët jashtë trenit të gjatë të fitores”.
Top Channel