I mbaroi mandati, reagon Osmani pasi i dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut: Zgjodha integritetin, sepse Republika s’është instrument, është amanet Greqia ndodhet tashmë në buzë të greminës. Duke marrë shkas nga situata, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë një apel të fundit për arritjen e një marrëveshjeje.
“Nëse falimenton euro, atëherë falimenton Europa. Ndaj, Europa duhet të jetë në gjendje të gjejë një kompromis përballë çdo sfide”, ka thënë Merkel.
Gruaja e fuqishme e kontinentit të vjetër ka vënë në dukje se, duhet konstatuar se vullneti për një akord të tillë nuk ekzistonte, ndaj dhe në Greqi u miratua mbajtja e referendumit.
“Pa një kompromis, Europa falimenton dhe ne nuk e duam një gjë të tillë. Nëse pas referendumit qeveria greke kërkon sërish negociata, ne nuk duhet t’i refuzojmë ato”, ka shtuar kancelarja.
Këto deklarata, Merkel i ka bërë në një konferencë për shtyp, pas një samiti me partitë e Bundestagut. Më herët, qeveria e Berlinit, përmes zëdhënësit të saj deklaroi se, Gjermania do ta respektojë rezultatin e referendumit.
“Vendimi për një referendum i takon vetëm qeverisë dhe ne, natyrisht do të respektojmë rezultatin e tij”, ka thënë Steffen Seibert.
Top Channel