BQE-ja do të financojë bankat greke në mënyrë të kufizuar

28/06/2015 00:00

Banka Qendrore Europiane (BQE) do e vazhdojë në mënyrë të kufizuar huadhënien e emergjencës për bankat greke, ashtu siç u ra dakord të premten. Bankat greke janë gjerësisht të varura nga ky mekanizëm, bllokimi i të cilit rrezikon ta shtyjë vendin jashtë Eurozonës.

Më parë, BBC kishte publikuar se BQE-ja kishte vendosur t’i jepte fund asistencës së saj për bankat e Greqisë.

Në javët e fundit, grekët kanë tërhequr miliarda euro nga bankat, dhe në bankomate ka pasur radhë të gjata të shtunën, nga frika se bankat nuk do të hapen të hënën.

Top Channel