Rreth 500 motorë të markave dhe të madhësive të ndryshme kanë pushtuar pasditen e së shtunës bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përgjatë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Aktiviteti, i organizuar nga Shoqata “Steelwings MC Albania” zhvillohet për të 10-in vit radhazi në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që risia e këtij viti ishte se, pjesëmarrës nuk ishin vetëm nga vendet shqipfolëse, por edhe nga Italia, Franca apo Gjermania.
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i traditave kulturore, sportive dhe turistike të Shqipërisë, e cila përkon dhe me çeljen e sezonit turistik 2015.
Sikurse në organizimet paraardhëse, edhe këtë herë dhurimet dhe të ardhurat që grumbullohen nga ky event, i cili do të zgjasë deri më 28 qershor, do të shkojnë në formë bamirësie për fëmijët jetimë dhe ata në nevojë.
Top Channel