Socialistët europianë do të flasin të hënën për zgjedhjet e 21 Qershorit

26/06/2015 00:00

Një qëndrim zyrtar për zgjedhjet e 21 Qershorit pritet të japë edhe grupi i majtë i deputetëve në Parlamentin Europian. Eduart Kukan, përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, së bashku me Xhani Pitelën, do ta thonë mendin e tyre të hënën.

Disa ditë përpara zgjedhjeve, zoti Kukan tha se “zgjedhjet e 21 Qershorit ishin një test për çeljen e negociatave Shqipëri-BE”.

Mësohet se ata gjithashtu do të shprehen edhe për deklaratat e kreut të Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Elmar Brok, anëtar i së djathtës europiane.

Top Channel