Dyndje refugjatësh në Serbi. Vulin: E kemi të pamundur t’i mbajmë

26/06/2015 00:00

Të pamëshirshme janë të gjitha shtetet me refugjatët nga Afrika, Siria, Iraku e Afganistani. Për t’i ndaluar, dikush ndërton rrethoja, mure ndërsa maqedonasit bëjnë ligje. Në Serbi marrin dokumente dhe duan të kalojnë. Secili shtet shpreson që ndalesa e ardhshme e refugjatëve të mos jetë vendi i tyre. Një katastrofë humanitare, pa përgjigje.

“E vetmja zgjidhje ishte ikja, nuk kemi ku të shkojmë dhe donim të vinim në Europë për një vend të sigurt. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur në Serbi, pjesa më e madhe e rrugëtimit ka qenë e vështirë duke u nisur që nga deti”, është shprehur një refugjat nga Siria.

Por, fatin e tij e kanë shumë që po arrijnë në Preshevë çdo natë. Pas miratimit të një ligji në Maqedoni, ata ikin dhe presin prapë për dokumente. Nga një shkurre, në tjetrën.

Hungaria gjithnjë e më shumë kërcënon me mbyllje me gardh të lartë katër metra të kufirit, ndërsa Serbia nuk ka mundësi të pranojë një numër të madh të refugjatëve, të cilët shtohen çdo ditë e më tepër.

“Ne jemi një shtet i vogël dhe jo shumë i pasur. Andaj i jemi drejtuar Komisionit Europian dhe UNHCR-së sepse kemi nevojë për ndihma në ushqim, ujë, ilaçe, makina, kamera termovizive për të mbrojtur kufirin dhe shumë gjëra të tjera”, ka deklaruar ministri serb për Çështje Sociale, Aleksander Vulin.

Aktivistët që nuk mund t’i ndihmojnë thonë se i shohin çdo ditë, por për ta ka vetëm fleta të bardha me të dhëna personale që konfirmojnë ekzistencën.

“Askush nuk ka zgjidhje dhe në Europën e lirive për këta njerëz nuk vlenë asnjë konventë. Në shtëpi kanë luftë, ata që zakonisht bëjnë paqe heshtin”, u shpreh Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

“E kam lënë vendin tim Irakun sepse ka shumë terroristë. Ata kanë bombarduar shtëpinë time, më kanë vrarë nënën dhe më kanë shkatërruar familjen. Është vend i rrezikshëm, i shkatërruar si Siria. Kemi humbur gjithçka dhe kemi ecur shumë, është shumë e vështirë”, ka deklaruar një tjetër refugjat irakian.

Kohëve të fundit rreth 500 refugjatë në ditë kanë kaluar transit, duke shpresuar të kalojnë të gjitha këto pjesë në këmbë dhe të arrijnë diku ku mund t’i pyesin se kush janë dhe prej nga vijnë. Ndoshta pak edhe për dhimbjet e tyre.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë