VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey Partia Demokratike denoncoi përpjekje për të vjedhur votën në Vorë. Astrit Patozi, deputet i PD-së, tha se ka zvarritje të qëllimshme të numërimit të votave të partive nga maxhoranca.
“Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë ka zvarritje të qëllimshme që shoqërohen me shkelje të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ. Ndërkohë situata është e nderë dhe përfaqësuesit e PD-së ndodhen nën presion, në Vorë zhvillohen çdo ditë protesta nga militantë të mazhorancës që pretendojnë manipulim nga opozita. Ata udhëhiqen nga drejtues të lartë të LSI-së. Kjo është hera e parë në Shqipërië që pushteti proteston në rrugë duke akuzuar opozitën që ka vjedhur votat. Përfaqësues të saj janë shprehur për 500 transferime, por e vërteta është se janë vetëm 59 raste që nga janari e këtëj. Me kërkesë ka nisur hetim që nuk përbën shqetësim për ne. Dje, prokurori i çështjes Genci Qana u pa në shoqërinë e zv.ministres së Arsimit Nora Malaj, që është e ngarkuara e LSI për zgjedhjet në Vorë”, deklaroi Patozi.
PD i kërkon maxhorancës të heqë dorë “nga përpjekjet e dhunshme dhe të paligjshme për të zvarritur procesin e numërimit dhe të ndalë protestat”.
“Nëse sot po protestohet nga qeveria se PD u paska vjedhur votat nuk është çudi që nesër të kemi protesta që Shqipëria të mos ketë fare opozitë”, tha Patozi.
Top Channel