Tsarnaev kërkon falje për bombat në Maratonën e Bostonit
24/06/2015 00:00
Dzhokhar Tsarnaev, i dënuar me vdekje për vendosjen e bombave në Maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013, i ka kërkuar falje familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve të masakrës.
Në seancën e radhës në Gjykatën e Bostonit, ku pret zyrtarizimin e dënimit me vdekje, Tsarnaev tha: “I kërkoj falje familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve”.
Kjo frazë erdhi pasi në gjyq dëshmuan të mbijetuarit e atentatit, të cilët folën rreth ndikimit që shpërthimet kanë pasur në jetën e tyre.
Tsarnaev dhe vëllai i tij vranë 4 persona dhe plagosën 264 të tjerë kur vunë disa bomba në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit.
Top Channel