Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, përgatitet për një raund të ri bisedimesh me kreditorët ndërkombëtarë, në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje urgjente mbi borxhin e Athinës.
Deri në fund të qershorit, Greqia duhet t’i paguajë 1,6 miliardë euro Fondit Monetar Ndërkombëtar, por nuk ka asnjë mundësi ta shlyejë huanë, nëse nuk zhbollohen fondet e dorëzanisë.
Propozimet e reja për reforma u mirëpritën nga udhëheqësit e BE-së, megjithatë pengesat nuk janë larguar që të gjitha. Apeli thuajse dramatik i Tsiprasit për shoqatat greke të biznesit nënkupton sakrifica, që do t’i lejojnë atij të vulosë një marrëveshje e t’i japë fund “ekuilibrit të tmerrit”.
Por, sipërmarrësit paralajmërojnë se planet për rritje taksash do të kenë ndikim negativ ndaj kompanive, punësimit dhe ekonomisë në tërësi. Propozimet e fundit për reforma të qeverisë greke fokusohen te shkurtimet, siç është rasti i shpenzimeve të mbrojtjes, si dhe te rritja e taksave dhe e kontributeve për pensionet.
Kështu, tatim-fitimi i sipërmarrjeve pritet të shtohet nga 26 në 29 për qind; fitimet vjetore prej më shumë se 500 milionë euro, qeveria në Athinë do t’i taksojë me një taksë të veçantë prej 12 për qind, ndërsa TVSH-ja për kafenetë, restorantet dhe hotelet pritet të rritet në 23 për qind.
Edhe pse ujdia me huadhënësit është e shumëdëshiruar, “ky shtim i taksave do ta pengojë shumë ekonominë”, thotë Kostas Michalos, president i Federatës së Dhomave të Tregtisë greke. Në rrezik, sipas tij, janë sidomos bizneset e vogla, një pjesë e të cilave mund të shkojnë drejt falimentimit.
Këtë rrugë e kanë marrë deri tani 600 biznese greke. Sipërmarrësit mendojnë se, në vend të masave të parashikuara, ekzekutivi duhet t’i bindë kreditorët se lufta kundër ekonomisë informale dhe përmirësimi i menaxhimit të sistemit të mbledhjes së taksave do të sjellin më shumë parà në arkat e shtetit.
Top Channel