Pak orë para skadimit të afatit, avokatja dhe mjekja e QSUT kërkojnë të bëhen pjesë e garës për kreun e PD, Evi Kokalari: Mua më refuzuan Kandidati i pavarur që garoi për kryetar bashkie në Tiranë, Gjergj Bojaxhi bën të ditur se projekti i tij “Ne Tirana” do të vazhdojë. Në një mesazh falenderimi drejtuar votuesve, Bojaxhi shprehet se “gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë”.
“Në një kohë të shkurtër ne treguam se me këmbëngulje dhe kurajo qytetare, gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë. Përmes një grupi qytetarësh aktivë, përmes një lufte të përditshme, përmes një pasioni të jashtëzakonshëm për t’i bërë gjërat me ndershmëri dhe integritet, ne arritëm jo pa vështirësitë komunikojmë me mijëra qytetarë që kuptojnë se partitë politike ndërtuan një sistem për klientet e tyre dhe jo për qytetarët. Ne tashmë jemi me mijëra.Votat që qytetarët dhanë për ne janë shumë të rëndësishme. Këto vota na japin nxitjen, vendosmërinë dhe detyrën për ta vazhduar përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve për çdo padrejtësi apo abuzim ndaj tyre”, thotë Bojaxhi.
Ai ka përgëzuar fituesin, Erjon Veliaj dhe të gjithë kandidatët e garës.
Top Channel