VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
Në Vorë situata është tensionuar këtë të martë, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.
Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.
Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.
“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetëra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, Armand Uriçi.
Top Channel