Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Maqedonia ka pësuar rënie sa u përket standardeve demokratike, veçanërisht në kategoritë e procesit elektoral dhe shoqërisë civile.
Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare të prillit 2014 u shoqëruan nga njëanshmëria pro-qeveritare nga ana e medias dhe abuzimi me burimet administrative, duke sjellë si rezultat një tjetër bojkotim afatgjatë të parlamentit nga ana e opozitës.
Qeveria, thuhet në raportin e Freedom House vazhdoi të zbatojë një numër reformash institucionale të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë.
Gjatë gjithë vitit 2014, grupet e shoqërisë civile dhe lëvizje spontane popullore u përpoqën pa sukses të kundërshtonin propozimet problematike qeveritare, përfshirë edhe legjislacion që asgjëson pavarësinë e universiteteve.
Top Channel